E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë: Ndryshimet në grupin e PS

Lista e kandidatëve për deputet dërguar nga PS në KQZ ka prodhuar katër grupime. Deputetë që rikonfirmohen, ata që largohen, grupimi i atyre që ndodhen në zonën e rrezikut dhe prurjet e reja.

9 është numri prurjeve të reja në listën e PS-së, 7 prej të cilëve nisën të prezantohen që në mesin e muajt shkurt nga vetë Edi Rama. Dy prej tyre Erjon Veliaj dhe Koço Kokëdhima nuk u përfshinë në traditën e prezantimit, transmeton TCH.

Prurjet e reja sipas qarqeve:

1. Elbasan-Evis Kushi, Alfred Peza

2. Berat-Artan Lame

3. Dibër-Shkëlqim Cani

4. Fier-Ilirian Celibashi

5. Gjirokastër-Erion Veliaj

6. Kukës-Vexhi Mucmataj

7. Shkodër-Miumoza Hafizi

8. Tiranë-Lindita Nikolla

9. Vlorë-Koco Kokdhima

19 është numri deputëve të grupit parlamentar aktual socialist të cilët nuk do të rikandidohen për të cilët Rama tha se ishte shumë krenar që kishte pasur privilegjin të punonte, të bashkëpunonte, të bashkëjetonte me burra e gra të një grupi parlamentar që është në përfundim të mandatit të vet, të cilët, sic theksoi Rama, edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, por edhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS-së me sinqeritet dhe prova konkrete.

Në grupin e deputetëve të cilët nuk do të rikandidojnë bien në sy emrat e deputetëve Arben Malaj, Arben Isaraj, Ilir Gjoni, Eltar Deda, Gazmir Bizhga, Marko Bello, Shegush Ligori dhe Azir Gashi.

Deputetët e larguar:

1. Agim Leka

2. Albert Çaçi

3. Auron Tare

4. Arben Isaraj

5. Arben Malaj

6. Astrit Beci

7. Eltar Deda

8. Paulina Hoxha

9. Ethem Ruka

10. Gazmir Bizhga

11. Hazir Gashi

12. Ilir Gjoni

13. Marko Bello

14. Ndue Kola

15. Qemal Minxhozi

16. Shegush Ligori

17. Skender Hasa

18. Arion Muçaj

19. Edison Konomi

7 është numri deputetëve të cilët pavarësisht rikandidimit pozicioni i tyre në listën e PS i fut ata në atë që njihet si zona e rrezikut ku mundësitë e humbjes janë goxha të mëdha.

Në zonë rreziku:

1. Enkelejda Shkreli (në zonë rreziku)

2. Alfred Dalipi (në zonë rreziku)

3. Dashamir Peza (në zonë rreziku)

4. Ervin Koçi (në zonë rreziku)

5. Ilir Bejtja (në zonë rreziku)

6. Ndrec Dedaj (në zonë rreziku)

7. Anduel Xhindi (në zonë rreziku)

Sipas Edi Ramës është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se renditja nëpër lista nuk është klasifikimi i vlerave, por një renditje krejt normale dhe nuk do të thotë asnjëherë dhe për asnjë arsye se kush është i treti vlen më pak se i dyti. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›