Siri: Kryengritësit i mbajnë paqeruajtësit e OKB-së për siguri

Kryengritësit sirianë thonë se po i mbajnë katër paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara nga Filipinet, në linjën e armëpushimit ndërmjet Sirisë dhe Rrafshnaltës së Golanit, e okupuar nga Izraeli, pas përleshjeve në këtë hapësirë.
Grupi Brigadat Martire Jarmouk në Facebook e ka publikuar fotografinë e paqeruajtësve filipinas, transmeton Rel.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, fuqishëm e ka dënuar arrestimin dhe ka kërkuar që paqeruajtësit të lirohen menjëherë./Indeksonline/