E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zyrtarët e komunal" sulmojnë shtatëzënën

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13 e 15 në komunën e Podujevës. Dy persona(një grua dhe një burrë) të moshës madhore, janë prezantuar fillimisht si zyrtar të Komunës së Podujevës, gjoja se kanë shkuar për disa obligime komunale.

Pasi janë lejuar të hynë brenda, ata kanë sulmuar pronaren e cila në ato çaste ishte vetëm në shtëpi.

Për Indeksonline lajmin e ka konfirmuar Esat Ejupi, komandanti i njesisë së policisë për rajonin e Podujevës. Ai ka thënë së viktima ka qenë grua, e cila është mbyllur me dhunë në banjo, pastaj të dyshuarit kanë vjedhur gjëra me vlerë të lartë.
Në polici rasti është raportuar shumë vonë. Viktima thuhet se ka qenë shtatëzënë dhe është tronditur paksa, gjersa hajdutët janë në arrati dhe ende nuk ka ndonjë të dyshuar nga policia./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›