E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini shmang komentet për incidentin në Poloni

MOSKË, 10 shtator /ATSH/ – Moska ka refuzuar të komentojë mbi incidentin e fundit në Poloni, gjatë të cilit dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Ministria e Mbrojtjes duhej të kontaktohej për informacion mbi këtë çështje, disa orë pasi Polonia raportoi se kishte rrëzuar dronët rusë – për herë të parë – në përgjigje të një “shkeljeje serioze” të hapësirës ajrore të NATO-s.

Peskov tha se udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s kishin akuzuar Rusinë për provokime çdo ditë, kryesisht, pa dhënë një argument për të mbështetur pretendimet e tyre.

“Me sa jam në dijeni, qeveria polake nuk e ka kontaktuar ende Moskën në lidhje me incidentin”, tha Peskov.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar ende mbi incidentin.

Gjatë natës, Rusia sulmoi pjesën perëndimore të Ukrainës, e cila kufizohet me Poloninë, me dronë.

Ministria e Brendshme polake deri më tani ka rikuperuar mbeturinat e shtatë avionëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›