E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia evakuon zona më të gjera të Kurskut mes inkursionit ukrainas

MOSKË, 15 gusht /ATSH-DPA/- Autoritetet ruse urdhëruan evakuimin e një distrikti tjetër në rajonin rus, Kursk, i kontrolluar pjesërisht nga trupat ukrainase, sipas guvernatorit Alexey Smirnov.

Qarku, rreth 10 kilometra nga kufiri ukrainas, kishte më shumë se 17 500 banorë të regjistruar përpara fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

Smirnov raportoi sot se kishte sërish një alarm për sulm ajror në zonën e Kurskut – për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa nga pala ukrainase.

Rrethi Glushkovsky është rreth 150 kilometra nga kryeqyteti rajonal, Kursk.

Smirnov u kërkoi njerëzve në rajone të tjera me alarme ajrore të kërkojnë siguri në strehimore.

“Më shumë se 120 000 njerëz janë vendosur në strehë të sigurta”, sipas Smirnov.

Rusia ka shpallur rajonet e saj kufitare të Kurskut, Belgorodit dhe Bryanskut si zona për operacione antiterroriste, në mënyrë që ushtria të mund të vendosë më shumë personel dhe burime.

Në rajonin e Belgorodit, Moska shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një emergjencë kombëtare, të ngjashme me atë që bëri në Kursk.

Në rajonin e Kurskut, thuhet se ka përleshje të rënda midis ushtrive të Moskës dhe Kievit, sipas blogerëve ushtarakë rusë, pasi Ukraina nisi një ofensivë tokësore në territorin rus javën e kaluar, ndërsa kërkon të zmbrapsë forcat ruse.

“Rreth 12 000 ushtarë ukrainas, përfshirë mercenarë, thuhet se janë infiltruar në zonë”, sipas raporteve ushtarake ruse të pakonfirmuara nga Kievi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›