MOSMARRVESHJA SHQIPRIA EUROPIANE DHE MOSKUPTIMI
Ne vjeshten e dyte te ketij viti Ismail Kadare ka arritur si mjeshter i shkrimit te gjuhes shqipe mjeshteri ne te cilen eshte perthyer gjithe vetedija dhe mbrujtja historike tu jape shqiptareve dhe krejt planetit nga lartesia e pakrahasueshme prej patriarku jo thjesht ate cka vet shkrimtari ka emertuar sprove letrare Mosmarreveshja por testamentin e identitetit vete identitetin kombetar dhe kulturor te shqiptareve.
Eumlshte pikerisht kjo vetedije historike e kombit qe i ka dhene atij kumbim profetik te nje patriarku qe mbron fisin e vet genin ne thellesite e tij me te dukshme dhe me te fshehta te cilat jane tronditese.
Ajo nyje qe e ve qenien ne raport dramatik me lirine eshte prodhimi i popujve shtati trupor por edhe shpirteror i te cileve dyshohet se mund te perballoje rrebeshe boterore - shkruan Kadare.
Ai ka vendosur te shkruaje te vertetat qe trondisin te cilat ne gojen e patriarkut percjellin kumte dhe kuptim.
Ai e ka kete vetedije dhe kerkon ndihmen e patriarkeve te tjere te gjuhes shqipe. Ai u drejtohet rilindesve Asdrenit Naimit Fishtes Konices Nolit.
Brenga e dikurshme e tyre mbetet brenga e perhershme e tij. Nje brenge e thelle qe trondit prej nje shekulli.
Nese ne i shkojme burimit aty prej nga ku lumi nis qofte edhe prej nje pike te vetme ai shkon dhe ndalon tek Skenderbeu..
Pikerisht ketu qendron toni madhor i vepres. Projeksioni ne te cilin shkruhet libri eshte sa i lashte po aq edhe modern e keshtu Mosmarreveshja shnderrohet ne testament qe kumton dhe kumbon nen mjeshterine e gjenialitetit Kadare.
Universalizmi dhe identitetiMosmarreveshja ne aspektin historik te kushteve gjeopolitke te shqiptareve kupton shqiptaret dhe vetveten cka ka sjelle mosmarrjen e fateve te kombit ne momente vendimtare historike.
Filozofi amerikano-japonez Fukayama ka shkruar Problemet e identitetit jane nje fenomen qe shoqerojne vete procesin e modernizimit te shoqerise.
Ne kete proces Ismail Kadare te cilin bota e vlereson jo vetem si nje prej shkrimtareve me te medhenj por gjithashtu edhe nje prej intelektualeve me te shquar te saj shqiptaret dhe vete shoqeria shqiptare duhet te ndjehen me fat.
Ky liber universal mbi identitetin eshte ne vazhden e eseve nese ndalojme tek Mbi identitetin europian te shqiptareve Tri kenge zie per Kosoven apo Hamleti ky princ i veshtire.
Ai nga lartesia e gjeniut ka dashur te zbuloje rrenjet europiane te Shqiperise dhe perkatesine europiane te saj. Ai i referohet flamurit himnit gjuhes Skenderbeut Nene Terezes races.
Ismail Kadare ka sjelle pikerisht idene e madhe qe identiteti riformulohet ne cdo kohe pasi brezat e riformulojne ate.
Era post-ideologjike e izolimit dhe liriseNe fakt ne kohen e sotme ne eren post- komuniste dhe post-shteterore te gjithe popujt madje edhe superfuqite mbas renies se eres ideologjike te konfrontimit te dy boteve asaj te lire dhe asaj komuniste u jane kthyer problemeve per te riformuluar rolin e tyre te brendshem dhe ate te jashtem.
Sot aktualisht shtetet po percaktojne rolet e tyre ne bote edhe pse era ideologjike eshte kapercyer.
Per disa popuj kryesisht popujt e medhenj ekzistenca nuk kushtezohet prej lirise -shkruan Kadare. - Zhdukja e nje kombi per shkak te mungeses se lirise eshte e pamundur
Kina jo vetem me si shtet por si kombi i nje historie qyteterimi i ka nderruar disa here pozicionet e veta ideologjike sipas kahut me qellim qe te kete te percaktuar rolin e saj ne shekullin e XXI. Pas renies se eres ideologjike ajo i eshte kthyer Konfucianizmit identitetit te saj racor te gjakut dhe gjuhes e ne kete menyre percakton rolin e saj hegjemon ne zonen e saj te perkatesise si udheheqese e kesaj zone me kete identitet kulturor.
Ruset e post-eres ideologjike jane kthyer tek ortodoksizmi rus e amerikanet jane kthyer tek endrra amerikane e Martin Luterking.
Ne sot shohim se shumekulturat e globit nuk mund te mberrijne ne globalizem pa te vecanten e kultures se cdo kombi pa identitetin kombetar dhe kulturor.
Shekulli XXI eshte pikerisht ky shekull i riformulimit te identiteteve kombetare i cili ka lene pas eren ideologjike dhe me se shumti shume larg ate komuniste. Internacionalen e III-te.
Cduhet te bejne shqiptaret ne kete rast
Te luftojne kunder identitetit kur identiteti kombetar dhe kulturor eshte ne vetvete pasuri per njerezimin apo te shnderrohen ne ndalues te kapercimeve te medha e si gjithmone te vonuar ne kete moskuptim per shkak mosmarreveshjesh mes vetes e te shnderrojne ne fatalitet fatin historik te kombit dhe te ceshtjes shqiptare ne Ballkan
MOHSAT ndash Moskuptimi mohimi historia dhe deformimi i historise
Konfigurimet ideologjike te eres ideologjike u kane lene vendin konfigurimeve te qyteterimeve. Idete ideologjike u perthyen ne identitete kulturore. Mendesia ideologjike e shek te XX-te u zevendesua nga gjetja e rrenjeve kulturore ne shekullin e XXI.
Ndersa mohsat ndash albanologet e rinj ne tranzicion po perpiqen te sjellin ne shoqeri argumente ideologjike me thelb komuniste konkretisht sipas Internacionales se III-te te shek te XX-te duke veshur nje kostum modern per nje shoqeri te shekullit te XXI- e cila eshte shoqeri post- komuniste post- shteterore.
Ismail Kadare me gjithe sprovat e tij sjell mendimin shqiptar diskursin nga shekulli i XX-te ne shekullin e XXI-te shekull kur shtetet mund te humbin dicka nga sovraniteti i tyre por sado kontradiktore qe te duket kjo jane pikerisht keto shtete te cilat nuk i zbehin identitetet e tyre kombetare kulturore.
Sot aktualisht gjermanet francezet italianet anglezet kroatet etj ndjehen me teper gjermane franceze italiane angleze kroate se dje.
Pikerisht kete nuk e ka kuptuar mendimi shqiptar i albanologeve te rinj apo mohsave.
Keta te funditmohsat pra mendimtaret e anes tone te cilet po sundojne duke u shfaqur si me te ndritur te modernizuar apo te ditur jane duke luftuar e duke sulmuar gjuhen shqipe dhe lashtesine e saj Skenderbeun dhe historine e tij vet identitetin ne emer te cmitizimit si mbeturina te mendimit komunist te Internacionales se III-te por ne te vertete ata po lajkatojne komunizmin duke artikuluar se ishte Enver Hoxha ai qe e beri gjuhen dhe identitetin.
A nuk eshte fakt qe te paret njerez qe u shkuan ne plumb prej komunisteve ishin pikerisht nacionalistet kombetaret
A nuk eshte fakt qe ne post-diktature ne shoqerine postkomuniste u deformua historia duke fabrikuar disidente te rreme e duke rehabilituar persekutore.
Per tmerret qe ti ke pare atje ne arkiv ti smund te heshtesh
Shuarja e kombeve seshte as e rralle dhe as e pamundur - shkruan Kadare - por ti e di cmund te ndodhe me nje komb qe ka keqkuptim me vetveten ti shuhen befas shenjat qokat pikat e orientimit ashtu sic shuhen faret ne nje terr te madh.
Intermexo me dy vrasje ne sfond hedh drite ne te verteten e dy prej librave me te rendesishem te post-diktatures Disidentet e rreme te S. Bejkos dhe Nega Totum te V. Barutit dy libra qe do te tronditnin boten. Por pikerisht aty qendron sekreti e fshehta e krimit te pushtetit totalitar qe po vendosej ne shtetin komunist te eres ideologjike.
Pikerisht keta dy libra zbulojne te verteten e hidhur te deformimit te historise nen terrorin komunist zevendesimin e saj me nje surrogat dhe thelbin kriminal te vet mohuesve dhe deformuesve.
Ne post-komunizem brezat duhet te studionin Mekamin si lende letrare ndersa ne komunizem brezit tim e te tjereve para meje iu ndalua Fishta dhe Konica
A nuk eshte fakt qe era komuniste dhe doktrina kishin ne thelb te saj internacionalizmin dhe diktatura shqiptare dhe stalinizmi shqiptar apo edhe enverizmi kishin ne thelb partine dhe jo kombin
A nuk ishte pikerisht kjo parti e frikshme dhe e fshehte qe ekzekutoi R. Gjebrene A nuk ishte kriminel themeluesi i policise sekrete autori i Mekamit qe na u servir ne 20 vite si disident A nuk na kane servirur nje mashtrim mua dhe brezit tim per nje kohe te gjate e vetem pas botimit te Disidenteve te rreme do te triumfonte e verteta e madhe por e frikshme qe ishte mbajtur e fshehte me cdo kusht
Ismail Kadare ka elegancen te qendroje ne nje nivel te lartesuar gati prej orakulli per te thene te verteta te medha nga permasa qe jane te nivelit te gjenialitetit te tij ndaj shtypi boteror e ka quajtur nje prej intelektualeve me te medhenj te shekullit pervecse shkrimtar i madh.
Ismail Kadare i ben strehe identitetit dhe me se miri ne gjuhen shqipe rivjen fjala strehsat e per strehsat te thoshe se nena e Skenderbeut ishte serbe e sidomos ta thoshe kete pikerisht ne maj te vitit 1999 ishte vertetimi me i sakte se punoje per serbet.
Ne fakt dua te ndalem e te shoh kumtin dhe veprimin qe percjell pikerisht fjala tjeter ne kete liber Mohsat ata te cilet e kishin thene e sterthene kete ne Courrier International.
Ne kete liber keta jane pikerisht mohuesit dhe rimohuesit ne vazhde historike fatkeqesia dhe fataliteti i perseritur ne truallin shqiptar.
Riperteritja e mohsave ne historine tone kombetare riperteritja e atyre qe kane rrembyer mikrofonat kane prere pyllin e tere per te nxire me karbon identitetin nxin sot ekranet e lodhura te shoqerise shqiptare.
Keta mohsa sot duhet te perballen me rilindesit me Naimin me Asdrenin me Nolin dhe Konicen e se fundmi me Kadarene
Pa rene ne nivelin e mohsave atyre qe me se shumti po shtohen si bari i keq te hidheron vazhda e rimohuesve. Kadare shkon tek mendimi se Bari i keq qe nuk i ndahet ketij vendi eshte si nje fatalitet.
Ismail Kadare me brenge te thelle duke zbuluar rrenjet e fatalizmit nuk e ben kete si pjelle te disa koherave apo nje perkohesie por te dickaje qe buron vetvetiu nga nje deformim ne ndergjegjen kombetare.
Duke i shkuar ne thelb kesaj plage Kadare na ben te hapim syte se Dicka nuk shkon me ne.
Kjo e vertete qe vjen se bashku me brengen me te thelle te gjeniut eshte ne fakt paralajmerim prej orakulli vetia e te cilit eshte te paralajmeroje te parashikoje
E ne fakt eshte pikerisht ky paralajmerim qe na kthen tek poezia e Filip Shirokes
Njani thote kam fe
Tjatri thote kam dine
Njani asht turk
Tjetri latin
Jeni te gjithe vllazen more te mjerehellip
Ceshtja shqiptare Shqiperia londineze dhe Shqiperia atlantike sic i quan Ismail Kadare tek Mosmarreveshja eshte sot nje liber testament i identitetit kombetar dhe kulturor te shqiptareve.
Pas eres komuniste ceket jane ndare nga sllovaket kroatet jane ndare prej serbeve ndersa shqiptaret duhet te marrin ne dore fatet e kombit te tyre pasi ky komb nuk mund te mbetet midis moskuptimit dhe Europes si nje mosmarreveshje per shkak te moskuptimit dhe mosmarreveshjes se shqiptareve.
E me kete rast perseri dua te theksoj pyetjen e cila u parashtrua me lart ne rreshtat e ketij shkrimi duke i shtuar perseri nje paragraf qe pyet
Cduhet te bejne shqiptaret ne kete rast
Te luftojne kunder identitetit kur identiteti kombetar dhe kulturor eshte ne vetvete pasuri per njerezimin apo te shnderrohen ne ndalues te kapercimeve te medha e si gjithmone te vonuar ne kete moskuptim per shkak mosmarreveshjesh mes vetes te shnderrojne ne fatalitet fatin historik te kombit dhe te ceshtjes shqiptare ne Ballkan
Autorja Presidente e Qendres PEN te Shqiperise