E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i vdekjes së bin Ladenit, SHBA frikë për sulme

ISLAMABAD- Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të 1 vjetorit të vdekjes së Osama bin Ladenit, paralajmërojnë se mbështetësit e kreut të Alkaedës, të ndërmarrin veprime hakmarrëse me dhunë kundër amerikanëve dhe objektivave të tjera.

Ambasada amerikane në Islamabad ka kufizuar stafin e saj nga shkuarja në restorantet dhe tregjet e këtij vendi, në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së Osama bin Ladenit. “Mesazhi emergjent” në web-faqen e ambasadës amerikane rekomandon të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara në Islambad të ndërmarrin masa të ngjashme.

Ndërkohë, teksa SHBA i frikësohen një sulmi të mundshëm, zëvendësministri i Brendshëm i Pakistanit, Imtiaz Safdar Varaih, ka thënë se ai nuk ka informacione për ndonjë kërcënim.

Osama Bin Laden, kreu i al-Kaedës mbeti i vrarë gjatë një operacioni të komandos amerikane në kryer më 2 maj të vitit 211 në Pakistan duke i dhënë fund ndjekjes 10 vjecare të trurit të atentateve të 11 shtatorit 2001. Vrasja e bin Ladenit erdhi rreth një dekadë pas sulmeve katastrofike të terroristëve të al-Kaidës në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›