E Diel, 1 Nëntor 2026

BB jep alarmin: Çmimet e ushqimeve, drejt rekordeve historike

Tiranë- Një krizë e re po afrohet dhe ajo është kriza ushqimore. Ky është përfundimi i arritur nga Banka Botërore, e cila ka bërë të ditur se çmimet e ushqimeve janë rritur me rreth 8% gjatë katër muajve të fundit.

Raportohet se rritje të çmimit ka për të gjitha produktet, përveç orizit, dhe shkak është rritja e çmimit të naftës dhe çreggullimet e motit.

BB thotë se çmimi i naftës është rritur me rreth 13% dhe kjo ka bërë që kostoja e fermerëve të rritet, dhe për pasojë edhe çmimi i ushqimeve. Por edhe moti i keq në veri të Evropës ka bërë që prodhimi i drithrave të fillojë me vonesë duke bërë që çmimi i tyre të rritet.

Banka e jep alarmin edhe mbi prodhimin e ushqimeve, pasi sipas saj ai do të ulet ndejshëm dhe çmimet pritet të kapin shifra rekord.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›