MPB-ja ia kufizon stafit qasjen në internet

Punëtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk mund të hyjnë lirshëm nëpër faqet e elektronike në internet. Me një vendim të veçantë, kjo ministri e ka kufizuar qasjen në internet për punëtorët e saj. Derisa kjo nuk është pritur mirë nga punëtorët, MPB-ja arsyeton se kjo është bërë për shkaqe sigurie dhe efikasitet në punë, shkruan Koha ditore.
“Duke marrë parasysh faktin se MPB-ja është institucion i sigurisë dhe kjo është praktikë në të gjitha institucionet e sigurisë që të ketë restrikcione në internet, MPB-ja ka marrë një vendim të tillë, i cili është në funksion të mbarëvajtjes së punës, ngritjes së efikasitetit dhe sigurisë në punë”, thuhet në përgjigjen që Zyra për Informim e kësaj ministrie ia ka dërguar gazetës. /Indeksonline/