E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm “Vetëvendosje” nuk dëshiron koalicion parazgjedhor

Vetëm lëvizja “Vetëvendosje” është vendosmërisht kundër lidhjes së koalicioneve parazgjedhore. Të gjitha subjektet e tjera të përfaqësuara në Parlament i lënë mundësitë e hapura për të garuar në zgjedhje bashkë me dikë tjetër, shkruan Koha ditore.
Drejtuesi i Sekretariatit për media dhe komunikim në lëvizjen “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, ka thënë se vetëm nëse nuk do t’i mjaftonte fuqia për ta bërë vetë qeverinë, meqë paraprakisht kishte dalë e para në zgjedhje, “Vetëvendosje” do të shihte se me kë do të bënte ekzekutivin e vendit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›