MPB marrëveshje mirëkuptimi me AKP-në
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë nënëshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjelltë. jo marrëveshje do të sigurojë adresimin e kërkesës në politikat operative të AKP-së për procesin e privatizimit, që ofertuesi fitues të verifikohet për kualifikueshmëri para se të përfundohet dhënia e ofertës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, si dhe nga Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Agjencise Kosovare të Privatizimit, z. Dino Asanaj.