E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roçen: Së shpejti do hapim ambasadë në Prishtinë

Podgoricë-Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Millan Roçen ka deklaruar se shteti malazez së shpejti do të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri të Kosovës, vend i cili ka shpallur pavarësinë në shkurt të këtij viti. Për sa i përket vendosjes së ambasadorit të ri në Beograd, i larguar që kur Podgorica njohu Kosovën, Roçen ka deklaruar se nuk do të ngutej me një vendim të tillë.

Ndërkohë, Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband ka deklaruar se Serbia mund të bëhet kandidate për hyrje në BE në vitin 2009 nëse i plotëson obligimet ndaj Tribunalit të Hagës dhe luan rol pozitiv dhe konstruktiv në rajon. Në një shkrim autorial për “Veçernje Novosti”, Miliband thotë se e di që do të vazhdojnë mospajtimet për Kosovën por shton se duhet fokusuar në qëllim e përbashkët, që të gjitha bashkësitë të jetojnë në paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›