E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti XVI bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

Vatikan -Papa Benedikti XVI ka kërkuar dhënien fund të dhunës në lindjen e mesme, në prag të një udhëtimi të mundshëm në rajon vitin e ardhshëm. Gjithashtu, Papa ka bërë thirrje për mos lejimin e abuzimit me fëmijët. Duke celebruar Krishtlindjet e katërta që nga ardhja në krye të Kishës Katolike, Benedikti XVI ngriti zërin kundër çdo lloj abuzimi me fëmijët duke filluar që nga abandonimi i prindërve deri te grupet e armatosura që rekrutojnë fëmijë.

''Le të mendojmë për fëmijët e rrugëve që nuk kanë shtëpi'', tha papa gjatë meshës në bazilikën e shën Pjetrit.''Le të mendojmë për ata fëmijë që janë viktima të industrisë së pornografisë dhe abuzimeve të tjera si edhe për fëmijët e traumatizuar në thellësi të shpirtit të tyre'', theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›