E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, valë e re dhune në Athinë, digjen banka dhe makina

Athinë -Athina është përfshirë sërish nga kaosi i protestave të dhunshme, që po vijojnë për më shumë se dy javë. Sot në mëngjes, edhe pse festë Krishtlindjesh, shtatë makina, filiale të bankave dhe zyra të ndërtesave qeveritare në Athinë janë dëmtuar në valën e re të dhunës së demonstruesve. Sulmet kanë filluar mbrëmë pas orës 22:00, sipas kohës lokale, me djegien e një banke në rajonin Palio Faliro.

Rreth 700 të rinj grekë protestuan mbrëmë nëpër zonën kryesore tregtare të Athinës me kërkesë lirimin e personave të arrestuar gjatë trazirave në javët e kaluara. Demonstruesit kanë bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve.

Trazirat në Greqi, të cilat shpërthyen pas vdekjes së adoleshentit 15-vjeçar, Aleksandros Grigoropulos, kanë shkaktuar qindra milionë euro dëme, vlerëson media perëndimore. Nuk ka informacione për viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›