Bogdanoviç: Gjykatësit serbë nuk do zbatojnë ligjet kosovare
Beograd-Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç deklaroi për mediat serbe, se në planin e Kombeve të Bashkuara është paraparë që gjykatësit serbë në Kosovë të mos gjykojnë në bazë të ligjeve kosovare, por në bazë të atyre që janë miratuar deri më 1989 dhe rregulloreve të UNMIK-ut.
Bogdanoviç shtoi se gjykatësit në Mitrovicë dhe në pjesët e tjera të banuara me serbë do t'i emërojë përfaqësuesi i UNMIK-ut, me pajtimin e Beogradit. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me misionin evropian për sundimin e ligjit EULEX, por ka kundërshtuar një bashkëpunim të këtillë edhe me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë.
"Pieter Feith për ne është absolutisht i papranueshëm, sepse zyra e tij është e ndërtuar me Kushtetutën e Kosovës dhe pakon Ahtisaari. Bashkëpunimi ynë me të është i papranueshëm, posaçërisht pas retorikës e cila vjen nga zyra e tij", ka deklaruar Goran Bogdanoviç. rel