Reeker vjen në Kosovë, për dialogun me Serbinë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës. Por, jo rastësisht Reeker do të gjendet në Kosovë ditën e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, pasi përveç kësaj ai do të vjen bë Kosovë edhe për dialogun që do të zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit të përbashkët, kryeministri Thaçi dhe zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, do të mbajnë një konferencë për medie.
Një burim brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë “Epokës së Re”, se vizita e Reekerit në Kosovë ka për qëllim ta shtyjë përpara dialogun e ardhshëm politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Po sipas këtij burimi, gjatë këtij takimi zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, do të ofrojë sigurinë e SHBA-së në këtë proces.