E Shtunë, 31 Tetor 2026

People: Paltrow femra më e bukur në botë për 2013

SHBA- Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow, është shpallur femra më e bukur në botë në sondazhin që organizon revista amerikane People pqër vitin 2013.

Paltrow ka lënë pas saj aktore si Halle Berry dhe Jennifer Lawrence. 

40-vjeçarja do të marrë “kurorën” e femrës më të bukur që deri tani e mbante këngëtarja e muzikës pop, Beyonce, e cila u shpall më e bukura e vitit 2012. 

Aktorja ka deklaruar se  burri i saj Chris Martin, bën shaka me të për statusin e ikonës së bukurisë. 

Në listën e kandidateve për të fituar këtë çmim ish edhe Kerry Washington, Amanda Seyfried, Zooey Deschanel, Jane Fonda, Kelly Rowland, Drew Barrymore dhe Pink.
(m.a/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›