E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja në minierën e Kalimashit, policia s'gjen asnjë të dëmtuar

KUKËS- Njoftimi në sajë të një telefonate për një aksident të rëndë në minierën e Klimashit ka vënë në lëvizje, strukturat e policisë së Kukësit dhe spitalin rajonal, por që aktualisht çdo gjë ka mbetur e pakonfirmuar.

Policia e Kukësit bën të ditur se ka inspektuar gjithë zonën në Kalimash, por nuk ka gjetur asnjë të dëmtur. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga Kreu i komunës së Kalimashit, Astrit Dobrushi, i cili gjithashtu së bashku me një grup pune po bën kërkime në zonë. Ndërkohë nga burime konfidenciale për Neës24, mësohet se vetëm para disa ditësh banorët e zonës mbajtën të fshehur, plagosjen e një personi në minierën e Kalimashit duke e dërguar në një spital privat në Tiranë, për të mos rrezikuar vendin e punës pasi punimet aty kryhen në të zezë.

Kjo ngjarje hedh dyshime për krijimin e një situate të tillë edhe ditën e sotme. Telefonata e ardhur në drejtim të policisë dhe spitalit të Kukësit, njoftonte për një person që ka mbetur i bllokuar, në galeri si pasojë e shembjes së një masivi dheu. Ndërkaq, policia e Kukësit vijon hetimet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›