E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ: Të çmontohen strukturat paralele serbe

Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto

TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme tha sot se ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe dënon ashpër dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave paqeruajtës të KFOR-it në fshatin Rudarë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, MPJ shprehet se mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj, vendosjen e rendit e ligjit për të siguruar lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë paqeruajtësve të plagosur në aksionin për të siguruar lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës, MPJ thekson se nxjerrja para drejtësisë e autorëve të dhunës, si dhe çmontimi i strukturave paralele e kriminale serbe të sigurisë janë imperative për të vendosur rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit.

Gjatë një aksioni për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë lokalë kanë mbetur të plagosur

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›