E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonte drogë, policia greke shpall në kërkim shqiptarin

Policia greke, foto arkiv

Policia greke ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge. Zenel Mehmeti, 23 vjeç, akuzohet nga policia greke se ka kaluar nga Shqipëri drejt Igumenicës 750 kg hashash.

23-vjeçari shqiptar e kishte marrë hashashin nga Çifliku i Sarandës dhe e kishte transportuar atë drejt shtetit helen, por droga u arrit të kapet nga policia greke në Igumenicë.

Gjithashtu policia greke ka arrestuar dje edhe një shtetas grek, ndërsa është shpallur në kërkim edhe porositësi i drogës, një shtetas grek rreth 35 vjeç. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›