Përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë me 4 qershor

Dunja Mijatoviç
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, do të vizotjë Shqipërinë në datat 4-7 qershor. Gjatë qëndrimit të Tiranë, ajo do të takohet me zyrtarët më të lartë, hartuesit e ligjeve për median, përfaqësues të NGO, gazetar etj.
Mijatoviç do të takohet me kryeministrin Berisha, zv.kryeministrin dhe ministrin e Jasthëm Haxhinasto, ministrin e Drejtësië Eduard Halimi, kryetaren e KRT-së, Endira Bushati, ministrin e Inoacionit, Genc Pollo dhe Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së Petrit Beci.
Përfaqësuesja e OSBE-së gjithashtu do të zhvillojë një takim me anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Median. Mijatociç gjithashtu do të mbajë një leksion me studentë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës me 6 qershor. /F.S/