MPJ dënon me forcë sulmet terroriste në Norvegji

Me anë të një njoftimi për shtyp MPJ theksoi se, “ky akt i shëmtuar terrorist, që shokoi Norvegjinë dhe mbarë botën tregon se lufta ndaj dhunës dhe terrorizmit është akoma një sfidë prioritare dhe Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një kontribuese e paepur e koalicionit ndërkombëtar kundër këtyre akteve”.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë e Norvegjisë dhe i dërgon ngushëllimet e saj më të sinqerta të gjithë atyre që janë prekur nga këto sulme terroriste. /Start/
2011-07-23 13:49