Shpërthim në një banesë në Vlorë, lëndohet rëndë 41-vjeçari

Policia sqaroi se forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë konstatuar se brenda në banesë një person të dëmtuar, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se i dëmtuari është shtetasi Nazmi Barjam Alliaj, 41-vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.
I dëmtuari kishte rreth dy javë që kishte marrë me qira banesën ku ndodhi ngjarja ku dhe qëndronte përkohësisht vetëm. Si rezultat i shpërthimit, i cili ka ndodhur brenda në banesë, personit i janë shkaktuar dëmtime të rënda të gjymtyrëve të krahëve dhe pjesës së kokës. Nga shpërthimi i ndodhur është dëmtuar pjesërisht edhe banesa.
Vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat, shkaqet si dhe llojin e lëndës shpërthyese brenda banesës, për përcaktimin e të cilës janë duke punuar dhe ekspertë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. /S.Ll/Start/
2011-07-23 15:54