E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine shperthim ne nje miniere ku vriten 16 minatore

Ne Ukraine ka patur nje shperthim ne nje miniere ne lindje te vendit ne rajonin Luhansk ku jane vrare 16 minatore.

Zyrtaret njoftuan se tre minatore te tjere u plagosen ne kete shperthim dhe jane derguar ne spital. 9 minatore te tjere kane humbur.

Sipas njoftimeve shperthimi eshte shkaktuar nga gazi metan. Minierat e qymyrit te Ukraines jane me kushte teper te rrezikshme pjeserisht edhe ngaqe kane pajisje te vjeteruara.

Pritet qe presidenti Viktor Janukovic te shkoje sot te vizitoje vendin e shperthimit nderkohe qe zyrtaret perpiqen te verifikojne shkakun e shperthimit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›