Libi. Atentat liderit te rebeleve. Vrasja mister.

Udhëheqësi ushtarak i rebelëve libianë, gjenerali Abdel Fattah Younes( Junes), ka vdekur. Një grup personash të armatosur kanë qëlluar një breshëri plumbash kundër tij duke e lënë të vrarë ndërsa kthehej nga fronti drejt Bengasit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këshillit provizor kombëtar, Mustafa Abdul Xhalili.
Me të janë vrarë edhe dy udhëheqës të tjerë të rebelëve u bë e ditur nga i njëjëti burim i cili saktësoi se është kapur dhe kreu i bandës që sulmoi gjeneralin. Xhalil shpalli një zi treditore dhe akuzoi pushtetmbajtësin Muammar al-Gaddafi, se do të thyejë unitetin e kryengritësve. Sipas të dhënave të tij Junes do të merrej në pyetje për situatën ushtarake. Junes ka qenë ministër i brendshëm I rregjimit të kolonel Gaddafit, por në muajin shkurt u bashkua me kryemngritësit. Ai njihej si një ndër besnikët e vjetër të Gaddafit që e ndihmoi madje të vinte në pushtet në vitin 1969. Një zëdhënës i rebelëve kishte pohuar më parë se Junes ishte marrë në pyetje dhe ishte arrestuar në Bengasi. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara Junes dyshohej se mbante ende lidhje me regjimin e Gadafit përmes anëtarëve të familjes. Misteri mbulon vrasjen e komandatit të kryrengritëve libianë ndërsa mbetet ende e paqartë koha dhe motivet pas sulmit . Nuk dihet me saktësi as vendi ku Junes u vra si dhe nuk janë rekuperuar trupat e pajetë të tij dhe dy ndihmësve ushtarakë që u vranë me të.
Në terren kryengritësit vazhdojnë të avancojnë drejt kufirit me Tunizinë e kanë marrë kontrollin e disa provincave në veri. Megjithatë ende mbetet bastion I fortë I kolonelit kryeqyteti Tripoli, pavarësisht nga bombardimet e vazhdueshme të Natos