E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët kërkojnë anulimin e të gjitha marrëveshjeve

Të gjitha marrëveshjet e arritura mes Beogradit dhe Prishtinës janë në kundërshtim me interesat e serbëve dhe pamundësojnë mbijetesën e tyre në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga i ashtuquajturi Këshilli nacional serb i veriut të Kosovës (KNS).

Ky këshill i bashkohet iniciativës së bashkësive të komunave veriore të Kosovës rreth përgjegjësisë politike dhe penale të kryenegociatorit serb Borislav Stefanovic për shkak të veprimtarisë së tij anti-kushtetuese.

Kryetari i KNS-së, Millan Ivanovic ka vlerësuar se zgjidhja e propozuar rreth menaxhimit të përbashkët të kufirit, paraqet pranimin e plotë të pavarësisë së Kosovës, dhe si e tillë cenon interesat nacionale e shtetërore të Serbisë.

Në këtë komunikatë akuzohet edhe kryetari serb Boris Tadic për pasojat e politikës së tij të gabuar ndaj Kosovës.

“Kryetari Tadic thotë se nuk mund të vihet në pyetje vendimi i fuqive të mëdha dhe me këtë ai de fakto pranon humbjen e Kosovës, gjë që është kundër kushtetutës së Serbisë”, thuhet në fund të kësaj komunikate.(KP)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›