E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjel Dule dhe Edi Rama nuk jane me aleate

Vangjel Dule dhe Edi Rama nuk janë më aleatë. Këtë e ka pohuar vetë kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në një intervistë dhënë në studion e ABC NEWS. Kreu i PBDNJ-së tha se martesa me Partinë Socialiste ka marrë fund pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2011.
I pyetur mbi ngjarjen kryesore të politikës shqiptare për këtë vit, zgjedhjet e Presidentit të Republikës, kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, ka idetë e qarta se cilën kandidaturë do të mbështesë.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut duket e është e zhgënjyer me koalicionin opozitar. Largimi i Dules nga aleanca me Partinë Socialiste tkurr më shumë koalicioni opozitar. Por, PBDNJ nuk është e partia e vetme që po divorcohet nga PS-ja. Kreu demokristian Nard Ndoka, ka deklaruar publiksisht se do t’i thotë “Jo” aleancës me Ramën. Por, nuk duket të jetë e largët dita kur nga koalicioni opozitar të shkëputen edhe Partia Socialdemokrate, Demokracia Sociale dhe Partia Socialiste e Vërtetë ’91, të cilat priten që së shpejti të grupohen në një koalicion politik më vete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›