MPJ ruse: BE po bllokon qëllimisht kamionët

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka akuzuar Bashkimin Evropian se po bllokon qëllimisht 50 kamionët që transportojnë ndihmë humanitare të domosdoshme për serbët e Kosovës.
Përmes një njoftimi për shtyp MPJ ruse theksoi se zyrtarët e BE-së “përdorin arsye nga më të ndryshmet” për të penguar hyrjen e kamionëve në Kosovë.
50 kamionët me 248 tonë ndihma kanë arritur në Jarinë gjatë ditës së martë, vetëm dy prej tyre janë lejuar të futen në Kosovë. Një kamion ndodhet i bllokuar në doganë, ndërsa pjesa tjetër gjenden në territorin e Serbisë.