MPçSSHB, protestë e të rinjve për punësimin

Të rinj nga Tirana kanë protestuar sot para Ministrisë së Punës çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ata kanë kërkuar që projektet për punësimin e të rinjve të mos mbeten në letër, por të bëhen realitet. Sipas të rinjve, ka pak mundësi punësimi për të rinjtë. Sipas tyre, pjesa më e madhe e të cilëve kishin mbaruar studimet e larta, nuk kanë gjetur mbështetje për t'u punësuar pavarësisht rezultateve të mira.
Të rinjtë theksuan se së shpejti do të ulen në një tryezë të rrumbullaktët me përfaqësues të MPçSSHB.