E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri në QSUT: Përzihen të afërmit e pacientëve nga pavijonet

Drejtori i QSUT-së, Dashi, ka urdhëruar shefat e pavijoneve të ndalojnë ambulatorët tek shërbimet me shtretër. Ndëshkime edhe për moszbatim të referimi


Hyjnë e dalin në çdo orar të ditës si të ishte han. Ndërsa rojet private tek dyert e spitalit nuk marrin mundimin as të pyesin turmat e njerëzve, të cilët futen në spital si të ishin në shtëpinë e tyre.


Pikërisht për të përmirësuar këtë situatë, drejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Ilir Dashi ka nxjerrë një urdhër të ri për vizitorët nëpër pavijone, të cilin ua ka drejtuar të gjithë shefave të shërbimit. Ndërkohë, Dashi paralajmëroi ndëshkime edhe nëse pacientët ambulatorë vizitohen në pavijone.


Urdhri


Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka nxjerrë një Urdhër të vçantë, i cili ka të bëjë me rritjen e nivelit të sigurisë në ambientet spitalore.


Duke pasur parasysh numrin e madh të personave, të cilët qarkullojnë në pavijone, drejtoria ka urdhëruar shërbimet të ndërtojnë planin e qarkullimit të pacientëve dhe familjarëve sipas orareve të përcaktuara. Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, ka firmosur këtë Urdhër, i cili është afishuar në të gjitha hyrjet e pavijoneve


"Më këtë Urdhër parashikojmë të ndalojmë trafikun e madh të familjarëve, të cilët shpeshherë zaptojnë pavijonet, dhomat e të sëmurëve. Këta persona do të lejohen të futen tek i sëmuri me orare të përcaktuara, konkretisht çdo ditë nga ora 17.00 deri në 19.00 dhe ditën e diel me një orar paradite nga ora 10.00 deri në 12.00.


Do të jetë policia private, e cila nuk do të lejojë qarkullimin e vizitorëve jashtë këtyre orareve, ndërkohë që familjarët e kanë të afishuar Urdhrin në derën e çdo pavijoni", ka pohuar Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Urdhri parashikon të lejohen jashtë këtyre orareve personat që kanë leje-hyrje të firmosur nga drejtuesi i Shërbimit dhe kryeinfermieri.


Pajisja me leje-hyrje për qëndrimin jashtë orareve të vizitorëve vlen edhe për rastet kur familjarët lejohen të qëndrojnë gjatë gjithë 24-orëshit, si për shembull prindërit e fëmijëve të shtruar, por jo më shumë se një familjar i autorizuar.


Referimi


Një tjetër masë shumë e rëndësishme që ne kemi parashikuar të marrim është moslejimi i kryerjes së vizitave dhe konsultave ambulatore në ambientet spitalore me shtretër, si nga shefat e shërbimeve ashtu edhe nga personeli.


"Konsultat ambulatore të kryhen vetëm në vendet dhe oraret e përcaktuara, ashtu siç i parashikon Sistemi i Referimit", - ka pohuar Dashi. Për zbatimin e këtij urdhri është bërë edhe mbyllja e 6 portave në godinat e spitaleve të ndryshme në mënyrë që policia private të ketë mundësi të kontrollojë hyre-daljet e vizitorëve.


Më këtë Urdhër parashikojmë të ndalojmë trafikun e madh të familjarëve, të cilët shpeshherë zaptojnë pavijonet, dhomat e të sëmurëve. Këta persona do të lejohen të futen tek i sëmuri me orare të përcaktuara.


Konsultat ambulatore të kryhen vetëm në vendet dhe oraret e përcaktuara, ashtu siç i parashikon Sistemi i Referimit", - ka pohuar Dashi. Për zbatimin e këtij urdhri është bërë edhe mbyllja e 6 portave në godinat e spitaleve.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›