E Diel, 1 Nëntor 2026

Frikë nga A/H1N1,nxënësit mungojnë në shkollë

Frika nga gripi i derrit dhe komplikacionet që po shfaq sivjet viroza stinore, ka bërë që në shkolla të mungojë gjysma e klasës. Ne kemi shkuar në "Shkollën e Kuqe", nga një vëzhgim që kemi bërë në një klasë me 35 nxënës mungonin 17.
Ndërkohë mjekja pediatre Huzrie Kalia, e cila është e punësuar në këtë shkollë shpjegon arsyet e mungesave dhe se si është konkretisht situata. Sipas saj, nxënësit janë të informuar mbi gripin e derrit dhe sapo të shihen shenja të para temperature ata këshillohen të qendrojnë në shtëpi.
Ndërkohë, deri tani janë konfirmuar shtatë raste të nxënësve të infektuar me gripine derrit 6 prej të cilëve në Klos dhe një në Gjirokatër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›