E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: I kemi rritur pagat e mjekëve

Ministria e Shëndetësisë ka rikonfirmuar se pagat e punëtorëve të shëndetësisë janë shpërndarë sipas marrëveshjes për ngritjen e tyre.

“Më 2009, në shëndetësi, ka pasur një ngritje pagash prej 10% dhe 30% këtë vit. Dhe, nëse llogariten edhe 44 eurot, atëherë, mesatarja e ngritjes së pagave në shëndetësi është 69%”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kjo ministri.

Sipas kësaj ministrie, vetëm kujdestaritë nuk janë paguar ende, për shkak se Ministria e Administratës së Shërbimeve Publike është dashur që kujdestarinë e secilit punonjës shëndetësor t’i llogarisë në mënyrë manuale dhe kjo ka marrë kohë.

Por, më tej thuhet në komunikatë se, kujdestaritë do të paguhen në mars dhe Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar që të kapet ritmi i pagesës së kujdestarive prej këtij muaji, ashtu që ato t’u paguhen me kohë punonjësve shëndetësor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›