Sanksione për Prishtinën

Për Termokos`in, stina e pranverës ka ardhur më shumë se një muaj më herët. Kjo ndërmarrje, që furnizon me ngrohje kryeqytetasit, ka ditë që ka ndërprerë furnizim me ngrohje për banorët e Prishtinës. Temperaturat e ultë dhe bora e këtyre ditëve ka bërë që qytetarët e Prishtinës të mërdhijnë nga të ftohtit.
Kryeqytetasit pas ndërprerjes së ngrohjes, janë detyruar që të nxehen në mënyra të ndryshme, dikush me nxehje të rrymës e dikush tjetër me bombolat me gaz, edhe pse ato konsiderohen mjaft të rrezikshme. Xhevrije J. nga Prishtina punon si menaxhere në lokalin e saj “ Borea” në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Megjithëse ajo thotë se paguan çdo herë faturat e “ Termokosit “, tash e disa ditë i duhet të ngrohë veten dhe klientët me gaz. “Nuk kemi ngrohje më shumë se dy ditë. Ne paguajmë rregullisht, por si zgjidhje të vetme kemi gazin”, thotë ajo për Express.
Ndërsa Zana Efendia, zyrtare për informim në Termokos, thotë se kjo ndërmarrje, për shkak të borxheve, nuk mund të paguajë mazutin, lëndën kryesore që përdoret për furnizim me ngrohje.
“Çmimi i mazutit në bursën botërore është rritur me 60 për qind. Sezoni i ngrohjes nuk është ndërprerë me dëshirën e askujt. Bëhet fjalë për rritjen enorme të
çmimit të mazutit krahasuar me sezonin e kaluar”, thotë Efendia për Express.
Ajo shpjegon se, përveç kësaj, borxhi që kanë qytetarët ndaj Termokos`it arrin shifrën mbi 3 milionë e 260 mijë euro.
Derisa Termokos ka marrë vendim për ndërprerje të furnizimit me ngrohje të qytetarëve, përjashtim në këtë rast bën vetëm Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Sa u përket qytetarëve, atyre u mbetet të bëjnë zgjidhje për t’u ngrohur si të munden. Për më tepër, pranvera nuk pritet të vijë shumë shpejt. Së paku jo moti i nxehtë. Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës parashikon ndryshim të motit gjatë kësaj jave. E kjo situatë do të jetë e rëndë për qytetarët, që burim të vetëm për ngrohje kanë Termokosin. Sylë Tahirsylaj, drejtor i këtij instituti, sqaron se në ditët në vijim pritet mot më i ftohtë.
“Do të ketë ndryshim të temperaturave, madje një mot shumë i ftohtë gjatë javës’’, thotë Tahirsylaj për Express. Në lidhje me këtë çështje, KMDLNJ-ja thekson se ndërprerja me ngrohje 45 ditë para kohës së paraparë "është veprim skajshmërisht i papërgjegjshëm, demonstrim i një arrogance dhe mentaliteti të tejkaluar".
KMDLNJ-ja ka mirëkuptim për problemet financiare të Termokosit dhe i sugjeron të gjejë mënyrë si ta rrisë inkasimin e borxheve, por e gjykon këtë veprim të ndërprerjes së ngrohjes si diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut për konsumatorët që rregullisht i shlyejnë borxhet", thuhet në këtë reagim. KMDLNJ-ja thotë se "shkyçja kolektive është dënim kolektiv dhe si e tillë është e papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti moral".
Por, prishtinasit kanë mbetur edhe pa ujë. Qytetarët e Prishtinës kësaj jave po përballen me reduktimet e paparalajmëruara të ujit. Sipas zyrtarëve të ujësjellësit “Prishtina”, kjo u bë si rrjedhojë e të reshurave të mëdha rreth Liqenit të Batllavës dhe atij të Badovcit.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit “Prishtina”, thotë për Express se prurjet e mëdha të ujit në liqenin artificial të Batllavës kanë shkaktuar turbullira. Megjithëkëtë, ajo paralajmëron se brenda javës këto probleme do të tejkalohen.
E për disa lagje tjera të kryeqytetit, Mjeku thotë se ka pas shkyçje kolektive. “Prej 1 janarit 2010 kemi filluar me aplikimin e shkyçjeve kolektive në ndërtesa kolektive në lagjen Dardania, Kodra e Diellit, në Ulpianë dhe në rrugën UÇK-së”, shton ajo.
Në krejt këtë kaos, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se Komuna nuk ka kompetenca për ujësjellës, derisa për Termokosin thotë se tashmë kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Financave.
“Komuna nuk ka buxhet për të ndihmuar Termokosin. Termkoksi si ndërmarrje fitimprurëse dhe Komuna nuk ka ndonjë kompetencë mbi të. Kryetari Isa
Mustafa ka kërkuar nga MEF që Terkomoski të ndihmohet financiarisht në mënyrë që qytetarët e Prishtinës të kenë ngrohje qendrore”, shton Gashi.