Mos e thirrni Ronaldo!

Antonio Valencia është duke jetuar ëndrrën në Manchester United, por mos e thirrni Ronaldo i ri. Ylli ekuadorian ka filluar të dëshmohet në Old Trafford dhe ishte votuar futbollisti më i mirë i ndeshjes në fitoren ndaj Aston Villas në finalen e Carling Cup, javën e kaluar.
Paraqitja me sukses në krahun e djathtë të mesfushës, pozitë e cila në të kaluarën ishte mbuluar nga David Beckham dhe Cristiano Ronaldo, nuk është detyrë e lehtë.
Por, Valencia jo vetëm që ka bindur Sir Alex Fergusonin t’i paguajë Wiganit 16 milionë euro verën e kaluar, por ka filluar të tejkalojë parashikimet. As fusha e keqe në Wembley nuk ishte pengesë për të.
Valencia ishte blerë për të zëvendësuar Ronaldon, por krahasimet nuk janë të largëta. Megjithatë, 24 vjeçari refuzon të krahasohet me yllin e Real Madridit.
“Cristiano është super-yll, ndërsa unë jam Valencia, futbollist i cili mëson çdo ditë. Nuk dua të krahasohem me të sepse jemi futbollistë të ndryshëm. Derisa punoj çdo ditë, e di se duhet të luftoj për një vend në ekip. Këtu nuk është lehtë të hysh në ekipin e parë, por kjo është sfida ime”, tha Valencia për tabloidin anglez The Sun.
Ai ka pranuar se është jashtëzakonisht i lumtur pas transferimit në Old Trafford. “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një klub të madh dhe të fitoj tituj. Tani jam duke realizuar këto ëndrra në Manchester United”, përfundoi ai.