E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH, Pipero: Tenderat e ilaçeve janë transparente

“Ministria e Shëndetësisë nuk prokuron, nuk blen dhe nuk organizon tendera për medikamente dhe për ilaçe prej 2 vjetësh dhe kjo është e sanksionuar me ligj dhe me vendim të Qeverisë shqiptare”, tha drejtori Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Duke iu referuar organizimit të tenderave, Pipero u shpreh se, “të gjitha proceset e prokurimit publik për tenderat e medikamenteve janë elektronike dhe organizohen nga spitalet rajonale të vendit, të financuara nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Kjo i bën spitalet rajonale totalisht të pavarur në organizimin, realizimin dhe menaxhimin e procesit të tenderimit të medikamenteve”.

Sipas tij, “roli i ministrisë së Shëndetësisë në këtë proçes është që të kontrollohet zbatimi i ligjit të prokurimeve publike, të realizohen investimet dhe tenderat për medikamente në kohë, kontrollon dhe monitoron proçedurat ligjore, por asnjëherë nuk ndërhyn dhe nuk ka hapësirë për të ndërhyrë në organizmin e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›