MSH inkurajon qytetarët të vaksinohen kundër A(H1N1)
Ministria u rikujton qytetarëve të vendit se krahas masave të tjera, marrja e vaksinës kundër gripit A(H1N1) paraqet mbrojtjen më të mirë nga virusi, prandaj, inkurajohen qytetarët që të shfrytëzojnë këtë kohë të rënies së intensitetit të virusit, në mënyrë që të vaksinohen dhe të jenë të mbrojtur për fazat e ardhshme eventuale më të fuqishme të gripit pandemik. Ministria është e inkurajuar me vetëdijen e lartë që po tregojnë qytetarët duke zbatuar masat mbrojtëse dhe me punën e mirë që po bën personeli mjekësor i të tri niveleve, me qëllim të raportimit, diagnostikimit dhe mjekimit sa më korrekt të gripit të derrave. Sipas raporteve të fundit të IKSHP-së, krahas 14 rasteve që kanë përfunduar fatalisht, numri i të konfirmuarve si pozitiv me A(H1N1) në Kosovë është 295. Ndërkohë, MSH është e inkurajuar nga fakti që zbatimi i masave ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga virusi A(H1N1).