Maqedoni, shqiptarët jashtë euro-integrimeve
Nacionalizimi maqedonas që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Vasko Naumovski, përkrah frymën antishqiptare duke i diskriminuar në skajshmëri të punësuarit shqiptarë brenda këtij institucioni. Përveç nënçmimit të shqiptarëve, Naumovski ka përqindjen më të ulët të shqiptarëve në sektorin e tij, ndërsa në hierarkinë e funksioneve brenda sektorit të euro-integrimeve nuk ka asnjë shqiptar. Një dokument të cilin e ka siguruar gazeta “Lajm”, duket qartë struktura e të punësuarve në këtë sekretariat. Dokumenti në fjalë është përgjigje e Sekretariatit që ia ka dërguar Avokatit të Popullit, pasi nga kabineti i Ixhet Memetit kishin kërkuar të shohin sa është përfaqësimi i bashkësive etnike në këtë sektor të qeverisë. Fatkeqësisht të dhënat janë të mjerueshme. Prej 57 të punësuarve, vetëm 5 janë shqiptarë, që në përqindje i bie 8.7 për qind, pastaj janë 2 turq, 1 rom, 5 vlleh dhe një tjetër i bashkësisë së pa definuar. Sa i përket shqiptareve në këtë Sekretariat, tre janë me magjistraturë të përfunduar, kurse të tjerët punojnë në nivelin e referentëve. Përveç përfaqësimit shumë të ulët, në postet udhëheqëse nuk ka asnjë shqiptarë. Duke filluar nga zëvendëskryeministri Vasko Naumovski, të etnitetit maqedonas janë edhe sekretari shtetëror, tre këshilltarë shtetëror, udhëheqësit e sektorëve si dhe udhëheqësit e njësive. Edhe në dokumentin tjetër të cilin e ka siguruar “Lajm” që është plani vjetor për përfaqësimin e drejtë të etniteteve në këtë sekretariat, duken qartë se cilat janë pozitat e shqiptarëve. Administratorë shtetëror në poste udhëheqëse prej gjithsej 13 personave, 11 janë maqedonas, 1 turk dhe 1 vlleh. Në kuadrin e Nëpunësve shtetërorë profesionistë, gjithsej prej 32 të punësuarve, 27 janë maqedonas, 2 shqiptarë dhe 2 vlleh. Çudia më e madhe është se nga 5 të punësuarit shqiptarë, 4 janë me kontrata të përkohshme të cilat janë punësuar nga Agjencia për Punësime të Përkohshme. Të gjithë ata në momentin kur do t’iu skadojë kontrata mund të largohen pa asnjë arsye. Vetë zëvendëskryeministri Naumovski, i cili konsiderohet një prej njerëzve më të besuar të kryeministrit Gruevski nuk ka pranuar të prononcohet për këtë gjendje, duke u arsyetuar se ai i ka përfshirë të gjithë bashkësitë e ndryshme. Sekretariati ka 25 për qind prej pakicave!Në paragrafin e dokumentit të nënshkruar nga Vasko Naumovski, ku sqarohen aktivitetet të cilat do të merren për vitin e ardhshëm jepen sqarime befasuese. “Duke pasur parasysh se Sekretariati për euro-integrime e ka plotësuar kriterin për përfaqësim të drejtë të bashkësive të ndryshme etnike prej (25.5%), në të ardhmen nëse ka nevojë për punësime të ardhshme, do t’i ketë parasysh kriteret për punësime të plotësuese nga përfaqësuesit e bashkësive etnike”, shkruhet në këtë dokument. Pas këtij vendimi, askush nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit të udhëhequr nga Abdilaqim Ademi nuk është dërguar në këtë Sekretariat. Naumovski nënçmon shqiptarët Vasko Naumovski përveç se nuk i avancon dhe nuk i ka përfaqësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët në Sekretariatin të cilin ai e udhëheq, sjellja e tij dhe vendimet që ai i merr ndaj të punësuarve shqiptarë janë përbuzëse. Ai nuk i lejon shqiptarët të udhëtojnë në udhëtime zyrtare ngjashëm si maqedonasit, nuk iu mundëson të avancohen edhe përkundër përgatitjes së tyre profesionale dhe arsimore, si dhe nuk iu mundëson asnjë prej beneficioneve të cilat iu ofron puna. /lajmi/