E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Serbia e ngarkuar me mitin e Kosovës

Mesiç këtë e justifikon me ngarkesën që ka politika serbe me mitin e Kosovës. Por, presidenti kroat shton se, gjithsesi Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën.   Në një intervistë për “Radio Kroacinë”, Mesiç ka thënë se Kroacia do t’i ndihmojë të gjithë fqinjëve të saj që të orientohen në drejtim të hapjes së kufijve të BE-së. “Rajoni ynë duhet të bashkëpunojë”, ka thënë Mesiç, duke kujtuar shembullin e Gjermanisë Perëndimore, e cila nuk e kishte njohur Gjermaninë Lindore, por megjithatë këto dy shtete kishin bashkëpunuar, dhe sipas tij, kështu duhet të ngjajë edhe me Kosovën. Duke konstatuar se Kosova ka qenë pjesë konstituive e ish-RSFJ-së, Mesiç ka thënë se pas shpërbërjes së federatës është dashur të përcaktohet statusi i ri i Kosovës. /telegrafi/start/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›