E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Thaçi ka theksuar se Kosovën e presin shumë sfida dhe nuk është momenti për t’u marrë me eksperimente të reja.“Në 2010-ën do të ketë institucione shumë më të qëndrueshme, përkushtim për të luftuar korrupsionin dhe krimin, sfidën e veriut në Mitrovicë, do të kemi njohje të reja, prandaj askush nuk ka ndërmend të merret me eksperimente të reja”, ka pohuar Thaçi, duke bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të ketë freskim të kabinetit të tij qeveritar. “Ndryshime ndodhin çdo ditë, por këtë herë ndryshimi do të jetë paksa më i gjerë, më kualitativ dhe më gjithëpërfshirës me personalitete me ndikim në opinionin publik. Por Kosova edhe në 2010 do dëshmojë kulturën e vet politike”, ka thënë Thaçi.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›