E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH ka blerë 20 mijë vaksina kundër gripit

 Këto vaksina pritet të vijnë në Kosovë në javën e fundit të shtatorit dhe përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ato pastaj do të ndahen në pikat shpërndarëse sipas planit të vaksinimit të Institutit, bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj ministrie.

Vaksinimi bëhet gjatë muajve shtator, tetor e nëntor, ndërkohë që, mbetet synim i përhershëm i MSH-së që për çdo vit të rrisë numrin e vaksinave kundër gripit sezonal, kurse porosia e sivjetme shënon një ngritje krahasuar me dy vjetët paraprakë.

“Vitin e kaluar Kosova kishte në dispozicion 12 mijë vaksina kundër gripit sezonal, që kur krahasohet me numrin prej 20 mijë vaksinave sa janë blerë sivjet, megjithatë, këtë vit është një ngritje solide. MSh vazhdon të mbetet e përkushtuar që me mundësitë buxhetore që ka në dispozicion, të sigurojë një mbrojtje sa më të mirë shëndetësore për qytetarët e vendit pa dallim”, përfundon komunikata e MSH-së. /Telegrafi/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›