E Diel, 1 Nëntor 2026

MSHMS: 21 persona trajtim shëndetësor pas protestës së djeshme, 8 efektivë dhe 10 protestues

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale informoi mëngjesin e sotëm në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë dhe në disa qytete.

Kështu, sipas MSHMS, gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore.

Prej tyre 8 janë efektivë të Policisë; 10 protestues, mes tyre 3 të mitur dhe 3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, në spitalin rajonal Vlorë është paraqitur 1 efektiv i policisë i cili ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin si dhe 2 të mitur të cilët kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin.

Në spitalin rajonal Lezhë, sipas MSHMS, është paraqiturn një e mitur e cila ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›