MTI kërkon pesë gra ndërmarrëse të suksesshme

Për nder të muajit të gruas dhe me qëllim të promovimit dhe ngritjes të ndërmarrësisë së femrave në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2013” ka shpallur konkurs, me të cilin kërkon gra të suksesshme ndërmarrëse për pesë çmime:
1. Çmimi kryesor për femrën ndërmarrëse të vitit; 2. Çmimi për femrën më të suksesshme në sferën e prodhimit; 3. Çmimi për femrën më të suksesshme në sferën e shërbimeve; 4. Çmimi femrën më të suksesshme në sferën e tregtisë; dhe 5. Çmimi për femrën më kreative në biznes.
Aplikimi për këtë çmim do të jetë i hapur deri 21 mars, ndërkaq çmimi kryesor ka vlerë një mijë euro, dhe katër të tjera nga 500 euro./Indeksonline/