MTKRS: Bekim Fehmiu, humbje e madhe për botën e artit shqiptar

Tiranë, 16 qershor, NOA Një ditë pas ndarjes nga jeta me vetëvrasje, e Uliksit shqiptar, aktorit të madh Bekim Fehmiu, edhe bota e kulturës shqiptare shpreh dhimbjen e saj për humbjet e aktorit shqiptar më popullor në botën e kinemasë.
Bota e artit mësoi me hidhërim lajmin e vdekjes së Bekim Fehmiut, njërit prej aktorëve më të shquar të hapësirës shqipfolëse të të gjitha kohërave. Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për skenën e teatrit, artin kinematografik, për botën e artit në përgjithësi e për gjithë hapësirën mbarëshqiptare, thuhet në një njoftim për shtyp të ministrisë së Kulturës.
Lajmi për vetëvrasjen e Bekim Fehmiut u bë i ditur dje nga mediat serbe, të cilat e deklaruan vdekjen e aktorit shqiptar, më popullorin në ish Jugosllavi, përmes informacionesh zyrtare nga policia serbe.
Bekim Fehmiu sikundër u deklarua kishte kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, një lokalitet i Beogradit ku jetojnë më së shumti shqiptarë.
Uliksi shqiptar, është vetëflijuar dje, pak pasi festoi ditëlindjen e tij të 74-ët, në banesën e tij.
Duke qenë se flitet për një ngjarje të rëndë, e cila e ka prekur së thelli shoqërinë, pasi flitet për një nga njerëzit më me reputacion jo vetëm në ish Jugosllavinë, por edhe në mbarë kinemanë evropiane, edhe vetë ministri i Brendshëm i Serbisë, deklaroi pak minuta pas daljes së lajmit, se dyshimi i policisë për vetëvrasje ishte më se i qenësishëm, pasi të shtënat kishin ardhur pikërisht nga pistoleta e regjistruar me emrin e të ndjerit Bekim Fehmiu.
Aktori i madh, apo ndryshe Uliksi shqiptar, që rrezatoi karakterin e tij në filmin Odisea përkrah aktores së madhe greke, Irene Papas, prej shumë kohësh jetonte në Beograd, i tërhequr nga veprimtaria artistike, qysh prej vitit 1987, kur në mënyrë demonstrative ai braktisi shfaqjen Madame Kolontine të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin Jugosllav të dramës, duke i dhënë lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Spektatori shqiptar ka pasur fatin ta njohë artin dhe talentin e këtij aktori të madh që në vitet 60-të, veçanërisht me filmin Odisea dhe me filmin E dashura ime Libera ku ai interpreton përkrah aktores së madhe Klaudia Kardinal.
Bekim Fehmiu e ka vizituar Shqipërinë së pari në vitin 1972, ku u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga komuniteti i artistëve dhe i kinematografisë shqiptare të asaj kohe.
I ndjeshëm ndaj çështjes kombëtare ai nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për Shqipërinë dhe nuk rreshti së përmenduri me krenari për asnjë çast të qënurit Shqiptar, një krenari të cilën e demonstronte vazhdimisht me qëndrimin e tij intelektual dhe artistik në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Bekim Fehmiu ishte dhe mbetet një nga ikonat e artit skenik e atij kinematografik në ish-Jugosllavi edhe në arenën ndërkombëtare.
Protagonizmi i tij i spikatur që e ktheu në legjendë të kinemasë erdhi përmes filmave Mbledhësit e puplave në vitin 1966, Prova speciale, Odiseja, Aventurieri, Rruga, Vitet e nxehta, Dezertori, të cilat në karrierën e tij kinematografike njihen si kryevepra, si dhe në rolet në filmat Protesta, Eskadrionet e partizanëve, Përgjithmone Xhulia dhe Të kuq dhe të zinj.
Në këto filma ai ka interpretuar me yjet e kinemasë si John Houston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Sou, Fernand Rej, Dirck Bogard, Sharl Aznavour, Irena Papas, Klaudia Kardinale e Kendis Bergen, etj.
Autobiografinë e tij, Uliksi i madh shqiptar, i martuar me Branka Petric, me të cilën pati dy djem hedonin dhe Uliksin, e shkroi qysh në vitin 1985 dhe vetëm në 2001-in libri i tij u botua nën titull Shndritje dhe frikë, ku Fehmiu përshkruan periudhën qysh nga lindja e tij në Sarajevë, deri në vitin 1985, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.
Bekim fehmiu do të kujtohet gjithnjë për mënyrën se si përcolli njërin prej personazheve më të shquar të Greqisë Antike, të mençurin Odise, rol, i cili duket të ketë shënjuar jetën e tij, përderisa edhe njërin prej djemve e quajti Uliks.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")