MTKRS i përgjigjet Ramës: Fondet për sportin janë dyfishuar
TIRANE- Një ditë pas tryzëz së organizuar nga partia socialiste për problematikat e sportit, ka reaguar edhe ministria e Kulturës Rinisë e Sporteve. Në një dalje për mediat zëvëndës ministri Bajaziti, tha se kritikat e socialistëve janë të pavërteta, pasi ka një 2-fishim të fondeve për sportin në peridhën e 2006 -2010, në krahasim me peridhën kur qeveriste e majta.
“Buxheti i sportit në vitin 2006 -2010 ka qënë 900 milion lekë më shumë se sa periudha 2000-2004. Mbështja e sportistëve elitarë, falë vendimeve të qeverisë, për periudhën 2006 -2011 për medajlet dhe rezultatet e larta në sport janë dhënë për shpërblimin e sportisteve 57 milion e 700 mijë lekë. Politikat dhe programet konkrete në fushën e sportit kanë sjellë rritje të numrit të federatave nga 25 në 37, çka tregon për masivizim të sportit. Për herë të parë Shqipëria plotëson standardet antidoping të certifikuar nga organizata ndërkombëtare e antidopingut, WADA. Është ngritur për herë të parë Qendra e Kontrollit Mjekësor dhe Antidoping me një program të qartë në këtë fushë. Falë mbështetjes së sportit, ekipi ynë olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në Londër është pothuaj se 2 herë më i madh se sa ai i vitit 2008 në Pekin”, thuhet në reagimin e ministrisë së kulturës.
(ma.ar/BalkanWeb)