Tiranë-Budapest, Basha firmos marrëveshjen e bashkëpunimit në transport e kulturë
TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës ishte për një vizitë zyrtare në Budapest i ftuar nga homologu i tij Istvan Tarlos, për të thelluar më shumë marrdhëniet mes dy qyteteve. Gajtë kësaj vizite Basha nënshkroi një marrëveshje. Krerët e bashkive ranë dakort për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën kulturore, ku konkretisht në Budapest do të mbahet këtë vit java e Tiranës, që lidhet dhe me 100 vjetorin e pavarësisë, dhe anasjelltas në Tiranë do të mbahet në shtator java e Budapestit.
“Takimi me Kryetarin e Bashkisë së Budapestit ishte një rast shumë i mirë për të forcuar marrëdheniet mes dy qyteteve tona. Kemi nënshkruar një marrëveshje me anë të së cilës angazhohemi për “Ditët e Budapestit” në Tiranë në shtator dhe së bashku do të organizojmë edhe “Javën e Tiranës” këtu në Budapest, duke marrë shkas edhe nga 100 vjetori i Pavarësisë. Kemi folur konkretisht për projekte të tilla si ato të transportit publik, ku Budapesti është qyteti me përvojën më të gjatë në kontinent në operimin e transportit publik në veçanti të Tramit, përvojë të cilën ne kërkojmë ta shfrytëzojmë në planet tona për vendosjen e linjave të tramit dhe investimit të linjave të tramit në Tiranë. Folëm po kështu për njësërë çështjesh të tjera me fokus zhvillimin ekonomik, rritjen e shanseve për punësim si qëllimi dhe objektimi kryesor i Bashkisë së Tiranës, por në këtë kuadër mundësitë për të tërhequr vëmëndjen e investitorëve hungarezë drejt Tiranës dhe për të kontribuar në një klimë më pozitive të shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve hungareze në Tiranë dhe anasjelltas”, tha Basha.
Ndërsa kryebashkiaku i Budapestit Istvan Tarlos është shprehur se “Bashkëpunimi nuk do të jetë vetem teknik, por edhe kulturor. Mendoj se kultura është shumë e rëndësishme që qytetarët tanë të njihen sa më mirë me njëri-tjetrin duke i hapur rrugë kështu edhe zhvillimit të biznesit dhe turizmit. Jam i bindur që ky takim është vetem fillimi i një bashkëpunimi të thellë midis dy bashkive dhe qyteteve tona”, tha kryebashkiaku i Budapestit.
Të dy kryebashkiakët vlerësuan marrdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe ranë dakort se në këtë drejtim edhe qendrat kryesore të pushtetit vendor kanë shumë për të bërë dhe duhet të luajnë rolin e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)