MTKRS-ja, “varfërohet” nga paratë

Klubet e futbollit të Kategorisë superiore do të përfitojnë nga 12 milionë e 500 mijë lekë të vjetra nga fondi i "Grant" i akorduar nga Ministria, Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Shuma, natyrisht që është shumë modeste në raport me rreth 1 miliard lekë të vjetra që shpenzon Tirana, klubi më i pasur në Shqipëri, për të zhvilluar një sezon. Shuma e dhënë për një klub të Superligës nga MTKRS-ja mund të jetë edhe më e vogël se sa kontrata që nënshkruan një futbollist jo cilësor i Kategorisë Superiore.