Xherard shenon gol ne Marseje, ne Liverpul i vjedhin shtëpinë

Ndërkohë që Xherard luante me Liverpulin kundër Marsejës (4-0) shtëpia e tij u bastis nga katër keqberës. Gjatë këtij viti edhe ajo Pepe Reinës dhe e Dark Kajtit janë bastisur.
RONALDO
Milani do të luajë në gjysmëfinalen e Botërorit e klubeve që po zhvillohet në Japoni pa Ronaldon. "Fenomeni" ende nuk është rikuperuar plotësisht.
TIFOZËT
Pesë tifozë anglezë dhe një italian u qëlluan me thika në zonën përreth stadiumit "Olimpiko" në prag të ndeshjes Roma-Mancester. Gjendja e tyre nuk është shqetësuese.
KAMORANEZI
Juventusit do t'i mungojnë për të paktën një muaj shërbimet e mesfushorit Mario Xhenaro Kamoranezi. Ndërkombëtari italian vuan nga një dëmtim muskulor.
VASTIC
Ivica Vastic, i cili luan për Lincin në Bundesligë u zgjodh për herë të katër futbollisti i vitit në Austri. Më parë e kishte fituar në vitet 1995, 1998 dhe 1999.