Kaladze: “Milani gati për të fituar Botërorin e Klubeve”

"Ne jemi gati, kemi bërë një përgatitje të mirë dhe jemi pregatitur për Botërorin e Klubeve". Kaka Kaladze është gati të përballojë ndeshjen e parë të Botërorit të Klubeve. Milani, sipas mbrojtësit gjeorgjian, arrin në formë të madhe në këtë kompeticion. "Sot (dje) bëmë stërvitjen klasike para ndeshjes dhe shpresojmë të bëjmë mirë edhe nesër (sot) në fushën e lojës për të arritur në finale. Të githë duam një Milan fitues dhe për këtë jemi gati të japim maksimumin". Kaladze flet edhe për kundërshtarin japonez, Uraua Reds Diamonds, kundërshtarin e Milanit në gjysmëfinale. "Formacioni japonez është i fortë, por nuk është një skuadër që nuk mund të kalohet. Uraua luan në shtëpi dhe kanë fatin të kenë publikun e tyre, dhe kjo nund të nxisë dëshirën për ne të luajmë me shumë dëshirë. Jam i bindur se nesë do të zbresim në fushë duke luajtur si Milani, atëherë do t'ia dalim të fitojmë. Nga ana jonë është dëshira përë bërë të lumtur të gjithë mbështetësit tanë, nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë gjithcka". Klubi argjentinas i Boca Juniors mundi dje formacionin tunizian të Etoile të Sahel 1-0 (gol i Kardozos) në minutën e 37-të) në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në futboll në Tokio dhe do të luajë në finalen e së dieles përballë fituesit të ndeshjes mes japonezëve të Uraua Red Diamonds dhe italianëve të Milanit.
Minusrekord
Futbolli italian në javët e fundit të Serisë A vendosi një rekord negativ shikuesish. Ndeshja Empoli-Kaljari u ndoq nga vetëm 768 shikuesë me biletë (përvec atyre me abone), ndërsa Livorno-Roma nga vetëm 2378 spektatorë.