E Diel, 1 Nëntor 2026

E drejta televizive, shuma shkon deri ne 3.5 milione euro

Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe komisionin që do të përgatisë të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me tenderin e shtitjes së të drejtës televizive për ndeshjet e ekipit Kombëtar. Në këtë komision bëjnë pjesë dy nga drejtuesit më të lartë të FSHF-së, zëvendëspresidenti Bujar Kasmi dhe sekretari i përgjithshëm, Arben Bici. Anëtarë të komisonit janë edhe Mehdi Bushati e Arben Dervishaj. Deri tani kompanitë e interesuara për të blerë të drejtën televizive kanë ofruar një cmim maksimal që shkon te 3.5 milionë euro, përfshirë ndeshjet e Botërorit 2010 dhe Euro 2012. Presidenti Duka ka bërë të ditur për mediat se ndeshjet mund të shiten vec e vec dhe jo si paketë, pasi pretendohet në këtë mënyrë të arkëtohen rreth 1.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›