E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, një sigël pavarësie për tre muaj

Ndërsa duhej të buçiste gjithandej që në të hyrë të vitit, vetëm pasi kemi hyrë në muajin e tetë të vitit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpall Konkursin Mbarëkombëtar për Siglën Muzikore të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-2012). Sipas një njoftimi nga ana e MTKRS-së, “qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e krijimtarisë artistike kombëtare në fushën e muzikës me objekt 100-vjetorin e pavarësisë së vendit (1912-2012), duke nxitur krijuesit mbarëshqiptarë të muzikës, për të shkruar vepra të reja muzikore të frymëzuara nga kjo ngjarje historike shumë e rëndësishme për kombin shqiptar. Afati i fundit për dorëzimin e veprave është data 28 shtator 2012″. Kjo do të thotë se kjo sigël do të ketë vlerë vetëm për tre muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›